Ky është shoferi që vdiq pas aksidentit në Kroaci (Foto)

25 korrik 2021 | 14:14

Në mesin e 10 personave që humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Kroaci është edhe njëri prej shoferëve.

Naser Sylmetaj është shoferi që humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm.

Lajmin për vdekjen e Sylmetaj e ka bërë me dije nipi i tij, Besnik Shuti, përmes një publikimi në rrjetet sociale.

“O rahmet të pastë shpirti o daja Naser Sylmetaj, po shumë kam pas dëshirë hala me nëjtë me ty breee”, ka shkruar ai.

Autobusi me targa të Kosovës, “Deva Tours” ishte nisur nga Frankfurti për në Kosovë me mbi 60 udhëtarë.

Deri më tani është konfirmuar vdekja e 10 personave dhe lëndimi i mbi 45 udhëtarëve të tjerë.

Në mesin e udhëtarëve kishte edhe fëmijë, por që autoritetet kroate nuk kanë konfirmuar nëse ndonjëri prej tyre mund të jetë viktimë apo i lënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amir Rrahmani luan sezonin e tij të dytë te Napoli,…