Ky është shqiptari që vrau bashkëkombësin në Selanik
Autoritet greke kanë identifikuar autorin e vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar në Selanik që, gjithashtu, është një shqiptar.
Mediet greke shkruajnë se autori i vrasjes jashtë një karburanti mësohet të jetë i njohur për policinë, me precedentë të mëparshëm penalë.
Po ashtu, mediet greke kanë publikuar edhe një foto të autorit, në të njëjtën kohë policia mësohet se ka dhënë urdhër për mbylljen e kufijve pasi si sulmuesi ashtu edhe bashkëshortja e tij, që ndodheshin në makinën që ai drejtonte, vijnë nga Shqipëria dhe ekziston frika se do të ikin në shtetin fqinj.
Si ndodhi ngjarja?
Nga një video e publikuar ditën e djeshme nga mediet greke, 51-vjeçari shihet duke iu afruar një makine me ngjyrë të errët, që është e palëvizshme dhe debaton me shoferin. Teksa tenton të godasë me një send drejtuesin e mjetit, duke futur duart nga dritarja e hapur e mjetit, ai qëllohet dhe bie i vdekur në rrugë. Më pas shoferi largohet me shpejtësi dhe zhduket.
Bëhet me dije se në vendin e vrasjes janë gjetur dy gëzhoja. Oficerët e EL.AS. po hetojnë si version mbizotërues se viktima dhe autori kanë pasur dallime personale apo financiare.