Ky është shteti i parë europian që nuk pranon asnjë të pavaksinuar
09 korrik 2021
| 23:14
Malta është shteti i parë europian që do të mbyllë kufijtë për këdo të pavaksinuar, Rregullat e reja i ka bërë të ditura ministri i Shëndetësisë, Chris Fearne.
Që nga 14 korriku në Maltë nuk do të hyjë asnjë europian dhe britanik që nuk disponon certifikatën e vaksinimit. Kurse amerikanët dhe shtetasit e tjerë jashtë BE-së nuk do të lejohen të hyjnë në Maltë, gjithsesi.
Vendimi është marrë për shkak të rritjes së rasteve me Covid.
Megjithatë ky vend ka ecur shumë përpara me procesin e vaksinimit duke vaksinuar 79% të popullsisë së rritur.