Ky është sinjali që ia dërgoi Donaldi mbrëmë Bora Zemanit

22 shkurt 2022 | 13:26

Në festën e Big Brother VIP, aktori Donald Veshaj duket se i ka dërguar sinjale ish të dashurës së tij, moderators Bora Zemanit, shkruan Express.

Donaldi befasoi me veshjen që u paraqit në këtë festë. Ai u shfaq i veshur si “Spideman”, vetëm disa ditë pasi Bora ishte veshur sikur partnerja e aktorit që luan në këtë film, Zendaya.

Përveç veshjes, Donaldi e këndoi edhe këngën “Toxic Love” bashkë me Elgit Dodën, e që i është kushtuar Bora Zemanit.

Në këtë festë, ajo s’mori pjesë fare.

Ndryshe, historia e dashurisë së Donalditd he Borës ishte kthyer në qendër të vëmendjes pas hyrjes së këtij të fundit në shtëpinë e famshme. Gjatë qëndrimit të tij në këtë shtëpi, ai ishte takuar njëherë me Borën dhe dyshja kishin shkëmbyer puthje.

Pikërisht kur dukej se gjërat mes dyshes ishin rregulluar, Donaldi u afrua me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj dhe kishte krijuar lidhje.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pierre Emerick-Aubameyang ka pranuar se ka hequr dorë nga paga…