Ky është slogani i ri i AAK-së
30 qershor 2019
| 16:49
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka përfunduar punimet e Kuvendit të Punës.
Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve të Kuvendit, diskutuan për ndryshimet në statutin e partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformën e zhvillimit ekonomik, të cilat u votuan me shumicë votash nga 602 delegatët në Kuvend.
Kuvendi miratoi konkluzat dhe rekomandimet si dhe sloganin e partisë, që ishte propozim i kryetarit Ramush Haradinaj, “Ne guxojmë me krijue”.
Kuvendi ka qenë pjesë e agjendës së rregullt të punës të AAK-së dhe mbahet një vit pas kuvendit të rregullt zgjedhor të partisë.