Ky është superklubi më i shtrenjtë në botë
09 shtator 2022
| 22:27
Real Madridi është shpallur klubi më i vlefshëm i futbollit në vitin 2022.
Sipas Forbes, kostoja e gjigantit madrilen vlerësohet në 5.1 miliardë dollarë. Në vend të dytë është Barcelona 5 miliardë, ndërsa Manchester United mbyll tre klubet më të shtrenjta në botë 4.6 miliardë. Më pas në renditje janë Liverpool, Bayern Munich dhe Manchester City.
Real Madridi është kampion aktual i Ligës së Kampionëve, por Manchester City konsiderohet favorit për sezonin e ri.
Përveç kësaj, janë “qytetarët”, sipas ekspertëve të Transfermarkt, ata që kanë skuadrën më të shtrenjtë në futbollin botëror.