Ky është synimi i ri i Ronaldos
Cristiano Ronaldos i pëlqen të jetë mbi të gjithë në çdo aspekt. Tashmë objektivi i tij i radhës është të fitojë “Topin e 6 të Artë”, duke kaluar Lionel Messin dhe pse jo të bëhet sërish futbollisti më i paguar në botë.
Për momentin, Ronaldo është në vendin e tretë në këtë pikë pas argjentinasit dhe Neymar me portugezin që po tundohet shumë nga ideja për të kërkuar një rritje të pagës në procesin e rinovimit të kontratës me Realin e Madridit, lajm që bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle “Marca”.
Herën e fundit që Ronaldo ka rinovuar kontratën me Realin e Madridit ka qenë në vitin 2016 dhe që nga ai moment nuk është folur në asnjë moment për zgjatjen e mëtejshme të saj duke qenë se data e skadencës së saj është 30 qershori i 2021.
Reali i Madridit i ka lënë “çek të bardhë”, Ronaldos që në kaluarën ka lënë të kuptohet se e mendon një eksperiencë të re në një kampionat tjetër për të mbyllur karrierën e tij, raporton “TCH”. Por fitorja e Botërorit të Klubeve ndaj Gremios duket se ka bërë që Ronaldo të ndërrojë mendje në lidhje me këtë çështje.