Ky është tavani për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshme
11 tetor 2022
| 10:58
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar çmimet për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit të Ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 72 centë, i benzinës 1 euro e 40 centë, derisa i gazit 76 centë.
Krahasuar me dje, nafta është shtrenjtuar për dy centë.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide për 24 orë.