Ky është trajneri i ri i KF Istogu

05 janar 2020 | 15:32

Valdet Shoshi është larguar dje edhe zyrtarisht nga skuadra e Istogut, kurse sot ky klub e ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Bëhet fjalë për trajnerin Kemal Saliagiq.

“Klubi futbollistik Istogu njofton se sot stafit të trajnerëve të Istogut i është bashkangjitur trajneri i mirënjohur istogas Kemal Saliagiq. Stafi i trajnerëve të Istogut do të përbëhet nga Kemal Saliagiq, Hysni Kabashi dhe Mehdi Arifaj. Kemal Saliagiq ishte pjesë e Istogut në sezonin 2007-2008, ku Istogu ishte shpallur kampion në Ligën e Parë”, thuhet në njoftimin e KF Istogu.

Klubi futbollistik Istogu poashtu i njofton të gjithë futbollistët se nesër (e hënë) nga ora 13:00, do të mbahet mbledhja e parë e futbollistëve, stafit të trajnerëve dhe kryesisë së klubit.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka bërë thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje. Këto…