Ky është urimi i Albin Kurtit për bërjen e ushtrisë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, ka thënë se miratimi i tri ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri është hap shumë i rëndësishëm për shtetndërtimin e Kosovës së pavarur.
Ai ka uruar qytetarët e vendit që Kosova është bërë më ushtri dhe Ministri të Mbrojtjes.
Kurti është shprehur i lumtur që amendamenti 7 e ka shtuar fjalën sovranitet, kurse ai i 42 e ka hequr kufizimin e numrit të pjesëtarëve të FSK-së.
“Tri ligjet e reja sot janë hap shumë i rëndësishëm për shtetndërtimin e Kosovës së pavarur. Së pari, Kosova u bë me Ministri të Mbrojtjes. Së dyti, FSK u avansua drejt bërjes së saj ushtri e Kosovës, Forcë e Armatosur e Republikës së Kosovës. Amandamenti 7 e shtoi fjalën ‘sovranitet’, ndërsa amandamenti 42 e hoqi kufizimin për numrin e pjesëtarëve të FSK-së. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/