
Ky është urimi i Haradinajt për kryeministrin e ri britanik
23 korrik 2019
| 16:10
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar kryeministrin e sapozgjedhur të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Haradinaj ka theksuar se marrëdhëniet në mes të dy shteteve do të vazhdojë të forcohen edhe më tutje.
“Urime për udhëheqësin e sapozgjedhur të Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Marrëdhënia dypalëshe e vjetër e Kosovës me Britaninë e Madhe do të vazhdojë të lulëzojë dhe të forcohet, pasi Kosova të afrohet më pranë strukturave euroatlantike”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/