Ky është urimi i ish-sekretarit të NATO-s për ditën e çlirimit të Kosovës
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s gjatë kohës së luftës, Lord George Robertson, ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Çlirimit.
“Ju shpreh urimet e mia me rastin e ditës së lirisë në Kosovë. Kosova është vend i pavarur dhe vend multietnik, në paqe me vendet e rajonit dhe në rrugë të mbarë për ta zënë vendin e merituar në Evropë dhe kjo ma mbushë zemrën me krenari”, ka thënë Robertsoni.
Ai ka thënë se shumë njerëz nuk mund ta imagjinonin se si do të ishte Kosova pas 21 vitesh.
“Gëzohem si qytetarët kanë përparuar në një shkallë që shumë njerëz 21 vjet më parë më parë as nuk do të mund ta imagjinonin”, është shprehur Robertsoni, duke shtuar se sfidë për Kosovën dhe botën aktualisht është pandemia Covid-19.
“E ardhmja do të jetë e vështirë edhe për Kosovën pas kësaj pandemie, por jam i sigurt se shpirti kosovar që ju ka udhëzuar për 21 vjet për të ndërtuar shtetin do të iu mundësojë që ta kaloni edhe këtë sfidë që po përballet gjithë bota. Ju uroj për ditën e lirisë!”, ka thënë Robertsoni në urimin e tij.