![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/glauk-konjufca-1.jpg)
Ky është urimi i Konjufcës për festën e Kurban Bajramit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Konjufca ka thënë se kjo festë është një rast i veçantë për të reflektuar mbi vlerat e larta të flijimit.
“Bajrami i Kurbanit është një traditë shpirtërore islame e cila shënon kulmin e pelegrinazhit dhe sakrificën e besimtarit. Kjo festë është një rast i veçantë për të reflektuar mbi vlerat e larta të flijimit, shërbimit, dhembshurisë, bamirësisë dhe për të ndihmuar ata që kanë më pak”.
“Sakrifica e vërtetë sugjeron që të vendosim nevojat e tjetrit mbi tonat, dhe, nëse është e nevojshme, të heqim dorë nga ajo që është e rëndësishme për ne për të mirën e të tjerëve. Atmosfera që krijon Bajrami në këtë kohë të flladit veror le të jetë një motivim i ndarjes së dashurisë. Urime për Bajramin e Kurbanit!”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e vet në “Facebook”.