Ky është urimi i kryeparlamentares Osmani për festën e Pashkëve
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët katolikë dhe protestantë për festën e Pashkëve.
Osmani në urimin e saj, ka ftuar qytetarët që në këto kohë pandemie ta ruajnë besimin dhe ta gjejnë shpresën, duke respektuar të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore.
“Sot, besimtarët katolikë dhe protestantë festojnë Pashkët. Kjo festë, e cila në traditën e krishterë simbolizon ringjalljen, shënon ripërtëritjen e shpresës mbi dëshpërimin, kthimin kah vlerat njerëzore dhe braktisjen përfundimtare të dëshpërimit e të humbjes. Prandaj, në këtë ditë ripërtëritjeje, dua t’ua uroj këtë festë gjithë besimtarëve katolikë dhe atyre protestantë”.
“Fatkeqësisht, sivjet ajo e gjen njerëzimin duke u përballur me pandeminë globale Covid-19. Prandaj, i ftoj qytetarët tanë që në këto kohë sfiduese ta ruajnë besimin dhe ta gjejnë shpresën dhe të respektojnë të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore. Për shumë mot Pashkët!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1648735865288671