Ky është urimi i Limajt për festën e Pashkëve

19 prill 2020 | 13:07

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar shqiptarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Limaj ka thënë se kjo festë na sjell në mendje vlerat e besimit dhe të sakrificës, si rrugë që na çon drejt mirësisë, faljes dhe të ardhmes.

“Është kënaqësi të urosh gjithë shqiptarët e besimit ortodoks në këtë ditë të shenjtë të Pashkës. Kjo festë na sjell në mendje vlerat e besimit dhe të sakrificës, si rrugë që na çon drejt mirësisë, faljes dhe të ardhmes. Urimet më të përzemërta edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë që e festojnë këtë festë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka reaguar për…