Ky është urimi i Limajt për Pashkët
21 prill 2019
| 13:08
Zëvendësministri i Kosovës dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë që sot festojnë Pashkët.
“Urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët e krishterë që sot festojnë Pashkët. Në këtë ditë të bekuar për komunitetin e krishterë uroj që në familjet tuaja të ketë sa më shumë lumturi, begati e harmoni.
Toleranca ndërfetare, paqja dhe solidariteti janë vlera të cilat ndër vite janë kultivuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim feje dhe etnie. Gëzuar e për shumë mot Pashkët!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/