Ky është urimi i Pacollit për festën e Krishtlindjes ortodokse
07 janar 2020
| 12:34
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjes.
“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të Shqipërisë e Maqedonisë, kudo e kushdo të besimit ortodoks, shprehu urimet më të sinqerta për festën e Krishtlindjes ortodokse, duke u dëshiruar mbarsi, shëndet, harmoni e paqe në familje dhe në jetë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/