
Ky është urimi i presidentit të El Salvadorit për Pavarësinë e Kosovës
Një mesazh urimi për Pavarësinë e Kosovës drejt presidentet Vjosa Osmani dhe qytetarëve, erdhi edhe nga El Salvadori.
Presidenti I El Salvadorit, Nayib Bukele, me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka shprehur urimet më të sinqerta për Osmanin dhe për qytetarët e vendit tonë, duke e cilësuar këtë ditë si një simbol të forcës dhe përkushtimit të popullit të Kosovës ndaj historisë dhe identitetit të tyre.
Duke përgëzuar përparimin që ka arritur Kosova, Presidenti Bukele ka ripotencuar vullnetin e El Salvadorit për t’i forcuar marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Në fund të mesazhit, presidenti Bukele ka përcjellë urimet më të mira për mirëqenie, prosperitet dhe sukses për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke theksuar se kjo festë duhet të jetë një burim gëzimi dhe një angazhim ndaj idealeve që kanë formësuar shtetin e Kosovës.