
Ky është urimi i veçantë i Endritit për ditëlindjen e babait të tij, Hashim Thaçit
24 prill 2018
| 10:42
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot feston ditëlindjen e 50-të.
Djali i tij Endriti, ka publikuar një fotografi “Instagram” së bashku me të duke shijuar detin, nga koha kur ai ishte i vogël e Thaçi shumë më i ri.
“Dikush e njeh si bashkëthemelues të ushtrisë çlirimtare, dikush tjetër si lider që e shpalli pavarësinë. Për mua është babë, burim i pashtershëm i dashurisë dhe inspirimit. Ta uroj ditëlindjen dhe të uroj të inspirosh gjeneratat e reja edhe shumë e shumë vjet”, është mesazhi me të cilin Endrit ka uruar presidentin, Thaçi përderisa krejt në fund e ka vendosur emrin e tij dhe një emotikonë me zemër të kuqe, në shenjë dashurie.