Ky është vendi i parë në Evropë që rikthehet në izolim
20 tetor 2020
| 09:11
Irlanda është vendi i parë në Evropë që rikthehet në izolim, por shkollat do të qëndrojnë të hapura. Kryeministri irlandez Michael Martin i ka kërkuar popullit, zyrtarisht, që të qëndrojë në shtëpi, por duke nënvijëzuar se dyert e shkollave do të qëndrojnë të hapura.
Rregullat e reja, që do të hyjnë në fuqi për 6 javët në vijim, prej mesnatës së të mërkurës, përfshijnë mbylljen e çdo aktiviteti tregtar, jo të domosdoshëm, dhe limitojnë aktivitetin e bareve dhe restoranteve, duke lejuar që klienti ta marrë porosinë me vete.