Ky është vendimi i gjykatës për biznesmenin që importoi mishin belg

24 mars 2018 | 22:27

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar paraburgimin prej një muaji biznesmenit Anton Jupa.

Lajmin për caktimin e paraburgimit e konfirmoi për ‘‘KALLXO.com’’ avokati i tij Meshari Selimaj.

Jupa, importuesi i mishit nga Belgjika, u arrestua dje, ndërsa kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala të njëjtën ditë e konfirmoi ndalimin policor prej 48 orësh ndaj Jupës.

Te kompania ‘Euro – Ida’ nga Rahoveci, inspektorët gjatë një aksioni, pas daljes së lajmeve për mishin belg, kishin gjetur një sasi të mishit të prishur, dhe kushte jo higjienike në vendin ku mbahej dhe përpunohej mishi.

Dukuria me mish të prishur, duket të ketë qenë e pranishme për kohë të gjatë në Kosovë, por vetëm pas presionit të mediave, autoritetet janë aktivizuar për të identifikuar rastet që shesin mish të skaduar dhe që nuk u përmbahen kushteve të nevojshme higjienike të ambienteve ku mbahet dhe përpunohet mishi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka thënë qytetarëve të Kosovës…