Ky është vendimi i Casillasit për të ardhmen
17 maj 2019
| 11:48
Iker Casillas do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit. Pas infarktit në zemër, gardiani spanjoll bisedoi me drejtuesit e klubit të Portos, teksa u vendos që portieri t’i jepte fund karrierës së tij, edhe pse kishte ende 1 vit kontratë.
37-vjeçari vendosi të mos rrezikojë me shëndetin e tij, ndërkohë mësohet se drejtuesit e klubit portugez i kanë ofruar një post drejtues.
Ceremonia e lamtumirës së gardianit pritet të bëhet pas datës 25 maj, në finalen e Kupës se Portugalisë, që Porto do të luajë ndaj Sportingut të Lisbonës.