Ky është vendimi i Kroacisë për trajnerin Daliq
Zlatko Daliq do të mbetet trajner i Kombëtares së Kroacisë edhe pse kjo kombetare ka pasur paraqitje zhgënjyese në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Edhe pse pritej që Daliq të largohet pasi Kroacia e mbylli në vendin e tretë në Grupin B me vetëm dy pikë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Kështu ka thënë se paku presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Marijan Kustiq, që ka konfirmuar se Daliq do të mbetet në detyrën e selektorit.
“Ai është selektor dhe do të mbetet përzgjedhës i kombëtares kroate të futbollit. Ne biseduam dhe zgjatëm duart”, ka thënë Kustiq për “Nova TV”.
Kustiq ka komentuar edhe fatin e Luka Modriq në kombëtare. “Shpresoj që ai të jetë këtu, të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit në Ligën e Kombeve dhe në Botëror, do të vendosë vetë. Besoj se do të qëndrojë dhe do ta doja shumë”, tha Kustic për të ardhmen e mesfushorit kroat.
Kujtojmë se para barazimit 1:1 me Italinë, Kroacia barazoi edhe me Shqipërinë (2:2), ndërsa në xhiron e parë të turneut u turpërua nga Spanja (3:0) dhe Euron e mbylli vetëm me dy pikët e fituara, që është performanca më e dobët ndonjëherë në një garë të madhe.