Ky është vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për Kamenicën (Dokument)
Ministria e Shëndetësisë (MSh) me qëllim të parandalimit, luftimit dhe eliminimit të sëmundjes ngjitëse COVID-19 në territorin e komunës së Kamenicës, ka marrë vendim për qarkullimin e personave dhe automjeteve.
Sipas vendimit të MSh-së prej datës 04 maj 2020 në orën 00:00 ndalohet qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunën e Kamenicës përveç rasteve siç shpjegohet në vendimin e ministrisë.
Po ashtu në të njëjtën periudhë kohore MSh-ja ka marr vendim që të ndalohet qarkullimi i automjeteve në komunën e Kamenicës me përjashtim të disa rasteve siç shpjegohet në vendim.
“Ky vendim hyn në fuqi nga sot dhe vlen deri më 18 maj 2020. Lusim banorët e Kamenicës të respektojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që të parandalojmë dhe luftojmë pandeminë COVID-19”, ka njoftuar komuna e Kamenicës.