Ky është vendimi i parë i Dritan Abazoviqit si kryeministër i Malit të Zi
29 prill 2022
| 16:37
Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka njoftuar për vendimin e parë që ka marrë si kryeministër i vendit.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka paralajmëruar se duke filluar nga sot mbledhjet e Qeverisë së kryesuar nga ai do të jenë të hapura për publikun.
“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës”, ka shkruar Abazoviq.
Dritan Abazoviq është zgjedhur dje kryeministër i Malit të Zi. Ai është kryeministri i parë shqiptar i këtij vendi.