Ky është vendimi për ndeshjen Lincoln – Prishtina
24 gusht 2020
| 18:01
FC Prishtina e ka humbur me me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Lincolnit, kurse të hënën pasdite pranoi vendimin e UEFA-s dhe për këtë njoftoi përmes faqes zyrtare.
Në rastin e parë te Prishtina ishin tetë raste me COVID-19, pas testimit të bërë në Gjibraltar. Skuadra u kthye në Kosovë pa luajtur ndeshje. U formua shpejtë një skuadër tjetër, me lojtarë të huazuar nga klubet tjera të Superligës.
Prapë tetë lojtarë dolën me koronavirus dhe ndeshja nuk u zhvillua. Dhe ashtu si pritej Prishtina u eliminua me vendim zyrtar të UEFA-s 3:0, ndeshjen ndaj skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln.
Kjo ndeshje ishte anuluar dy herë për shkak të rasteve pozitive me COVID-19 te skuadra prishtinase.