Ky është vendimi që mori UP-ja për afatin e provimeve
Në mbledhjen që ka mbajtur të premten Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka vendosur pas shumë diskutimesh që të aprovojë kërkesën e studentëve të këtij universiteti për mbajtjen e provimeve në kohën kur vendi vazhdon të përballet me Covid-19.
Në këtë mbledhje është vendosur që provimet të mos organizohen para datës 15 qershor, ndërsa është aprovuar edhe propozimi që në qershor të jenë dy afate. Njëri do të jetë i rregullt, kurse tjetri plotësues, e në të cilin do të mund të mbahen 1-2 provime.
Senati po ashtu vendosi që situatë e njëjtë të jetë edhe në shtator, ku studentët do të kenë dy afate, të rregullt dhe plotësues, në të cilin mund t’i nënshtrohen deri në dy provime.
Ndërsa dy propozimet e Parlamentit Studentor e të cilat u debatuan gjatë kësaj mbledhje janë këto:
Propozimi I:
- Provimet nuk lejohet që të organizohen para datës 15 qershor.
- Mbajtja e afatit plotësues të qershorit deri me dy provime.
- Mbajtja e afatit të rregullt të qershorit.
- Mbajtja e rregullt e afatit të shtatorit.
- Mbajtja e afatit plotësues të Shtatorit deri me dy provime.
- Të shtyhet fillimi i vitit të ri akademik për dy javë në mënyrë që organizimi i provimeve të mos interferojë me vitin e ri akademik.
Propozimi II:
- Provimet nuk lejohet që të organizohen para datës 15 qershor.
- Mbajtja e afatit të rregullt të qershorit.
- Organizimi i një afati të plotë, të provimeve gjatë verës.
- Mbajtja e afatit të rregullt të shtatorit
- Të ketë hapësirë të mjaftueshme kohor ndërmjet afateve.
- Të shtyhet fillimi i vitit të ri akademik për dy javë në mënyrë që organizimi i provimeve të mos interferojë me vitin e ri akademik.