Ky është versioni i vërtetë i ndarjes Kim dhe Kanye? “Nuk kishim asnjë të përbashkët përveç fëmijëve”
19 prill 2021
| 13:23
Kim dhe Kanye janë çifti më i ndjekur dhe më i pëlqyer nga të gjithë.
Ata muaj më parë vendosën të shkurorëzohen duke i ndarë rrugët pas disa viteve bashkëjetesë.
Edhe pse ka pasur zëra që Kim ishte ajo që ka kërkuar ndarjen, duket se e vërteta qenka ndryshe.
Sipas një burimi tregon se : “Në të vërtetë ai ishte duke thënë për një vit se ata nuk kishin asgjë të përbashkët përveç fëmijëve dhe se donte të qëndronte jashtë kësaj. Ajo bëri të gjitha përpjekjet për të shpëtuar martesën. Edhe para se Kim të bënte kërkesë për divorc, Kanye ndryshoi numrat e tij dhe tha: Mund të më kontaktosh vetëm përmes sigurimit tim”, duke treguar hapur që kjo ishte kërkesë e Kanyes.