Ky është zëvendësuesi i Eroll Salihut në FFK

16 gusht 2021 | 14:38

Taulant Hodaj është emëruar ushtrues i detyrës së sekretarit të përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga FFK-ja.

Hodaj në këtë pozitë e zëvendëson Eroll Salihun, i cili javë me parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e sekretarit të përgjithshëm, kurse është emëruar drejtor për çështje sportive dhe këshilltar senior ligjor.

“Presidenti Agim Ademi në bazë të kompetencave të tij, e ka emëruar sot Taulant Hodajn, ushtrues detyre të sekretarit të përgjithshëm të FFK-së. Hodaj ka qenë udhëheqës i zyrës ligjore të FFK-së, si dhe avokat i cili e ka përfaqësuar FFK-në si në arenën ndërkombëtare edhe në atë vendore, teksa tash do të jetë edhe ud. sekretar i përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Veton ZYMBERI/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve deri sot në ora 12: 00…