Ky është zyrtari policor i arrestuar për dhunë në familje, ndalohet për 48 orë
Kohë më parë është raportuar për arrestimin e një zyrtari policor në stacionin policor në Viti, i cili suspenduar të hënën me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”. I njëjti bashkë me vëllain e tij kanë përfunduar në ndalim policor, si të dyshuar për këtë rast.
Por kush është polici i dyshuar që u fut në telashe?
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për policin Serdjan Krcmarevic, 45-vjeçar, i cili është suspenduar për 72 orë nga IPK.
Serdjan bashkë me vëllain e tij, Sasha, janë arrestuar pas denoncimit të babait të tyre, i cili ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e tij, në shtëpinë e tyre në Kllokot.
Rasti dyshohet se ka ndodhur dje në mesditë dhe posa është denoncuar, janë aktivizuar njësitë përkatëse, teksa është vënë në dijeni edhe IPK, me ç ‘rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, zyrtari policor dhe vëllai i tij i dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.