Ky është zyrtari që u kap në Merdarë – dyshohet për përvetësim prej mbi 150 mijë euro

21 prill 2025 | 22:15

Një person sot është ndaluar në pikën kufitare të Merdarës, i cili ishte i kërkuar nga drejtësia për krime të rënda ekonomike dhe korrupsion. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Afrim Hoti.

Siç mësohet ai është ndaluar nga Policia Kufitare gjatë përpjekjes për të dalë nga territori i Republikës së Kosovës. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest aktiv nga Gjykata Themelore në Prizren që nga shkurti i vitit 2021.

Sipas dosjes hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, A. H. dyshohet se, gjatë periudhës 2017-2019, si analist kredie në mikrobankën “Kosovo Grameen – Arco Baleno” në Prizren, ka përvetësuar mbi 150 mijë euro, duke inkasuar këstet mujore të kredive të rreth 38 klientëve dhe duke i përvetësuar për vete.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtardhe raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

Pas ndalimit, Prokuroria Themelore në Prizren, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka lëshuar vendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Kosova…