
Ky është zyrtari tjetër policor që u shoqërua në Gjakovë – Në fokus të hetimeve pas arrestimit të tre qytetarëve
Në vazhdën e aksionit të zhvilluar sot në Gjakovë, përveç arrestimit të tre qytetarëve, është shoqëruar për intervistim edhe zyrtari policor Detjon Hasanaj, i cili tashmë është pjesë e hetimeve që po udhëhiqen nga organet kompetente.
Burime të afërta me hetimet bëjnë me dije se shoqërimi i tij është bërë në kuadër të veprimeve hetimore, për të sqaruar dyshimet lidhur me raportet apo ndërveprimet e mundshme me të arrestuarit: Domenik Pali, Davit Pnishi dhe Bellmondo M. Pali.
Aksioni është duke u zhvilluar nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore të Gjakovës, dhe me asistimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).
Aktualisht, ndaj Hasanajt nuk është marrë ndonjë masë ndëshkuese, por hetimet janë në zhvillim dhe do të përcaktojnë më tej përgjegjësinë eventuale të tij në këtë rast.