Ky ishte formacioni përbërës i “operacionit të forcave aleate” të prirë nga SHBA-ja dhe hyrja e KFOR-it në Kosovë

02 prill 2023 | 17:48

AJAZ EMINI – Ditari (IX)

SHBA:

Ishte shteti i aleancës së NATO-së që solli më tepër se 700 aeroplanë luftarak, prej 1055 sa kishte gjithsej në flotën e sajë të aviacionit.

Në arenën e Operacionit të Forcave Aleate që u ndërmor kundër Serbisë, Amerika zëne vendin e parë të sulmeve me mbi 60%, dhe me aviacionin e tyre luftarak me 90%, ose me mese 29.000 fluturimeve, si në sulm, në mbrojtje dhe furnizimin me karburantet e bombarduesve derisa po fluturonin për apo nga caqet e tyre.

-Gjithashtu Amerika ishte njëri prej aleatëve kryesore që shkrepi më së shumti raketat: ajër-ajër, ajër-tokë, si dhe nga nëndetëset dhe anijet e marinës luftarake që po sulmonin nga Deti Adriatik, në objektivat e caktuar mbrenda tërë teritorit të Jugosllavisë.

Gjatë këtij operacioni Amerika kishte në dispozicion 214 aeroplanë sulmues, 18 bombardues, 25 aeroplanë ISR, 38 aeroplanë të operimeve special dhe 43 aeroplanë kundërsulmi.

Franca:

Gjatë këtij operacioni Franca kishte rreth 100 aeroplanë në arenën e luftës, dhe gjatë kësaj kohe kishin kryer 2414 fluturime. Prej aviacionit luftarak në Operacionin e Forcave Aleate, Franaca kishte; 8 Mirage  2000  D’s,  12  Jaguar  aeroplanë  sulmues,  6

Mirage F-1 CT’s, 3 Mirage IV P’s si dhe disa Super Entendars.

Gjermania:

Në Operacionin e Forcave Aleate, Gjermania për herë të parë që nga lufta e Dytë Botërore po merrte pjesë direket në një luftë jashtë shtetit të tyre. Shkaku se me marrëveshjen ndërkombëtare të paqes, ajo ishte e dënuar nga forcat aleate për shkak të agresionit të Hitlerit, i cili ishte edhe shkaktarë i fillimit të Luftës së Dytë Botërore, të cilën luftë Gjermania e humbi nga forcat aleate!

Me pjesëmarrjen e tyre në këtë operacion, aviacioni Gjerman kishte kryer 636 fluturime, dhe në këtë arenë operacioni kishin;14 aeroplanë Tornados si dhe drone CL-289 për vëzhgim dhe mbledhjen e informatave nga arena e operacionit.

Italia:

Ishte vendi i tretë si kontribuues me numrin e aeroplanëve luftarak në Operacionin e Forcave Aleate, dhe ishte vendi i katërt me fluturime.

Forcat Italiane kishin në shfrytëzim; 18 Aeroplanë IDS-së si dhe disa aeroplanë AMX.

Italia ishte shteti që i ofroi aeroportet e tyre për fluturim sulmesh të gjithë aleancës së aviacionit të NATO-së për shkak të pozitës së afërt që kishte me Kosovën dhe Jugosllavinë.

Holanda:

Forcat Ajrore të Mbretërisë së Holandës gjatë këtij operacioni ofruan: 2 KDC-10 tankera karburanti dhe 18 aeroplanë luftarak F-16A, të cilët kishin kryer 1252 fluturime.

Mbretëria e Bashkuar (Anglia):

Forcat Mbretërore RAF në radhë ishin kontribuuesit e dytë pas forcave të SHBA-së në këtë arenë luftarake të Operacionit të Forcave Aleate, aty ku kishin sjellë: 45 aeroplanë luftarak dhe të cilët kishin bërë 1950 fluturime.

Anglia kishte sjellë:4 aeroplanë Sulmues dhe 16 aeroplanë Harrier CR7, 7 aeroplanë Harrier FA2, 3 aeroplanë Tornado GR1, 3 aeroplanë E-3D, 1 aeroplanë Nimord, 4 aeroplanëTristars, 5 aeroplanë VC10 për karburante, 9 tankera karburanti dhe të cilët mbulonin mbi 80% të rimbushjes së aeroplanëve luftarak.

FORCAT E KOSOVËS (KFOR / THE KOSOVO FORCE) TASK FORCA SKIFTERI (TASK FORCE FALCON)

KFOR’i është forcë paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë, operacionet e së cilës kanë për qëllim mbrojtjen dhe demilitarizimin e vendit, si dhe të sigurojnë lëvizjen e lirë dhe të sigurtë për të gjithë popullatën, si dhe të ndihmojë në proceset integruese Euro-Atlantike, si dhe numri i tyre të zvoglohen gradualisht për derisa të bëjnë tranzicionin mbrojtës në Forcat e Sigurisë së Kosovës apo Forcat e Armatosura të Kosovës.

Trupat paqeruajtëse të KFOR’it hyrën në Kosovë më 11 Qershor 1999, dy ditë pas adaptimit të Rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244, atëherë kur Kosova po përballej me krizën humanitare të shkaktuar nga forcat paramilitaro ushtarako policore jugosllave, me pretekst kinse po ndërmerrnin aksionin e tyre kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Por, qëllimi kryesorë i tyre ishte pastrimi etnik shqiptarë, duke bërë dëbimin dhe vrasjen masive në tërësi të popullatës shqiptare, e cila përbënte më tepër se 90% të popullatës së këtij rajoni.

KFOR-it gradualisht po ia transferon obligimet policisë si dhe autoriteteve lokale të Kosovës. Në këtë forcë të KFOR-it marrin pjesë rreth 50.000 pjesëtarët e ardhur prej 39 shteteve të ndryshme të botës: disa nga pakti i NATO-së dhe disa të tjerë jashtë paktit.

Për një funksion më të mirë dhe më të lehtë, KFOR-it në Kosovë është i ndarë në 5 sektorë:

–              Në sektorin amerikan të Lindjes me shtabin qendrorë në Kampin Bondsteel të Sojevës,

–              Në sektorin Anglez me shtabin qendrorë në Prishtinë,

–              Në sektorin Gjerman të Jugut me shtabin qendrorë në Prizren,

–              Në sektorin Italian të Perëndimit me shtabin qendrorë në Pejë si dhe

–              Në  sektorin  Francez  të  Veriut  me  shtabin qendrorë në Mitrovicë. (vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se…