Ky ishte moti para 35 vjetëve në Kosovë

16 janar 2020 | 14:08

35 vjet më parë, trashësia e borës në Kosovë kishte arritur në 100 cm, derisa për pesë ditë rresht ishin regjistruar temperatura të ulëta nën -20C, raporton Express.

Prishtina Weather ka publikuar disa raportime dhe fotografi të publikuara në gazetën Rilindja gjatë atij muaji, ku sipas raportimit të gazetës më 14 janar 1985, Prishtina cilësohej si vendi më i ftohtë në Evropë.

Sipas matjeve, trashësia e borës kishte arritur deri në rreth 100 cm.

“Pikërisht para 35 vjetëve, në pjesën e parë të muajit janar, mbi vendin tonë, rajon dhe disa pjesë të Evropës një stuhi polare solli acar dhe reshje të mëdha të borës. Më 13 janar 1985 u regjistruan edhe disa nga temperaturat më të ulëta në vend”, thuhet në postim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Suharekës edhe si çdo të enjte kanë…