Ky kandidat tërhiqet nga politika pas humbjes në zgjedhje
Kandidati i PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika pas humbjes në zgjedhje.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Kilaj ka thënë se jeta politike për të ka mbaruar, derisa ka falënderuar të gjithë ata që i kanë besuar.
“Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës, të dashur simpatizantë e aktivistë të PDK-së, sot vendosi populli për udhëheqësit e tij! Unë uroj më të mirën për Ju! Dua që vendi im të ecën rrugës së zhvillimit dhe përparimit-kam luftuar për këtë! Unë e respektoj këtë vendim! Ju faleminderit të gjithë Ju që më mbështetët dhe ishit me mua! Për mua jeta politike ka mbaruar! Vendit i kam borgj gjithmonë!. Ju faleminderit përjetësishtē të gjithë Ju që më besuat!”, ka shkruar Kilaj.
Ndryshe, zgjedhjet në Malishevë i ka fituar Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate.