Ky klub anglez rikthehet në Premierligë pas 23 vjetësh

29 maj 2022 | 21:18

Nottingham Forest-i është rikthyer në Premierligë pas 23 vjetësh.

Nottingham triumfoi në ndeshjen finale të “Play-Off”-it kundër Huddersfield.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës përfundoi me rezultatin 0:1.

Fati i kësaj ndeshje u vendos në pjesën e parë, saktësisht në minutën e 43-të, kur Levi Colwill shënoi autogol.

Nottingham Forest është klub mjaft i njohur në Angli dhe jo vetëm për shkak të sukseseve që ka arritur shumë vite më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, Aleanca pēr Ardhmërinë e Kosovës, dega në Junik ka…