Ky kryetar komune ishte zgjedhur falë votave të diasporës

05 dhjetor 2024 | 07:34

Kush duhet të jetë kryetar komune, jo gjithherë kanë vendosur qytetarët që jetojnë këtu, që përballen me të mirat e të këqijat.

Votat nga diaspora ishin vendimtare që Shpend Ahmeti, atëbotë kandidat nga Lëvizja “Vetëvendosje”, ta fitonte mandatin e dytë si kryetar i Prishtinës.

Duke u nisur nga ky shembull, ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se më mirë do të ishte që qytetarët që jetojnë në Kosovë të vendosin se kush duhet t’i udhëheqë.

Kosova nuk ka shifra të sakta se sa shtetas jetojnë jashtë shtetit me të drejtë vote. Por bazuar në zgjedhjet e kaluara, KQZ-ja kishte pranuar mbi 102 mijë aplikime derisa, 57 mijë vota me postë që llogariten valide nga diasporës.

Me ndryshimet që janë bërë, qytetarët me shtetësi të Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë nëpër konsullata dhe ambasada, por do të mund të votojnë edhe me postë.

Me ligjin e ri për zgjedhjet, 47 vendvotime do të hapën më 8 shkurt një ditë para se të votohet në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës sot do t`i mbajë dy seanca plenare.…