Ky personalitet i Nismës iu bashkua PDK-së
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar lajmin se grupit Parlamentar të PDK-së, në asamblenë komunale, i shtohet ish shefi i grupit parlamentar të Nismës në Drenas, Nexhmedin Bala.
Postimi i plotë i kryetarit Lladrovci në rrjetin social në Facebook:
Me qëllim të fuqizimit të ekzekutivit, kam dashur që të bëj edhe emërime të deputetëve aktiv në poste ekzekutive. Ndër ata që i konsideroja të përkushtuar dhe aktiv i kam ofrue post ekzekutiv, prof. Nexhmedin Balës.
E falënderoj Prof. Bala për sinqeritetin. Ai nuk e ka pranuar postin ekzekutiv, por për respekt dhe vlerësim, ai i është bashkuar Grupit Parlamentar të PDK-së. Vota jonë në Asamble, është unike, dhe kemi shumicën për vendime në dobi të qytetarëve.
Faleminderit Prof. Balaj!