
Ky pritet të jetë klubi i ri i Shaqirit
19 nëntor 2019
| 11:43
Xherdan Shaqiri duket se po i kalon ditët e fundit në skuadrën e Liverpoolit, pasi në afatin kalimtar të janarit ai pritet të largohet nga “Anfield Road”.
Shaqiri nuk po ka minuta të mjaftueshëm në formacionin e Jurgen Klopp, prandaj largimi duket rruga më e mirë për të. Interesim kanë shprehur disa klube, por Arsenali mbetet favorit për të siguruar shërbimet e reprezentuesit të Zvicrës.
Në Arsenal, Shaqiri do të gjejë edhe dy futbollistët e tjerë shqiptarë Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin.
/Epoka e re/