Ky pritet të jetë kundërshtari i radhës për Joshuan

28 dhjetor 2018 | 16:01

Anthony Joshua mund të ndeshet me disa kundërshtarë të ndryshëm para ndeshjeve të mëdha. Boksieri ka treguar përse atyre (boksierët e peshave të rënda Tyson Fury dhe Deontay Wilder) do t’iu duhet të presin për t’u ndeshur me të.

29-vjeçari mbajtës i titujve WBA, IBF WBO dhe IBO ka zbuluar disa nga  kundërshtarët e mundshëm para ndeshjeve të mëdha. Joshua ka rezervuar tashmë një datë në stadiumin Wembley të Londrës për t’u përballur me Wilder, pasi mendon se është një kundërshtar që ka interes publiku (shqetësohet mbase se në shtator ndaj Alexander Povetkin jo të gjitha biletat u blenë).

“Arsyeja se përse kam rezervuar Wembleyn është për t’u përballur me Wilder, por nëse nuk do të jetë ai, nuk e di kush mund ta mbush atë zbrazëti. Nëse tifozët do të jenë të interesuar ndaj atij që do të ndeshem do të vijnë, por nëse nuk do të jenë të interesuar atëherë do më duhet të shqetësohem si të mbush stadiumin”.

Joshua insiston se Dillian Whyte meriton një tjetër përballje pas fitores me k.o ndaj Dereck Chisora në fillim të këtij muaji, kështu që mund ta marrë rrugën në prill.  Eddie Hearn do të jetë në gjendje që t’i kërkojë WBO-së të bëjë një përballje gjithë-britanike, një ndeshje të detyrueshme, pasi 30 vjeçari Whyte, është konkurrenti i No1 për rripin, raporton “Telesport”.  Duke supozuar se AJ do të përsërisë fitoren e tij të vitit 2015, amerikani Jarrell Miller është një mundësi e shkëlqyer për një debutim në  SHBA më vonë. Tridhjetë vjeçari ka 20 k.o nga 23 ndeshje të fituara, ai është renditur lartë nga WBA dhe Joshua mund ta mendojë një përballje të mundshme.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tabloidi zviceran“Blick” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë sulmuesit…