
Ky pritet të jetë pasardhësi i Lewandowskit në Bayern
28 prill 2022
| 13:35
Bayern Munchen e ka gjetur pasardhësin e Roberto Lewandowskit, i cili pritet t’i japë fund aventurës në Bayern.
Barcelona është kandidatja kryesore për të siguruar shërbimet e sulmuesit polak për sezonin e ardhshëm dhe kampionët e Gjermanisë do të duhet të gjejnë një numër 9 të ri për të zënë vendin e tij. Lojtari i zgjedhur nga Bayern, siç ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Diario AS”, duket se është sulmuesi i Ajaxit, Sebastian Haller.
27-vjeçari ka shënuar 33 gola për Ajaxin deri tani në këtë sezon dhe duket se është kontaktuar nga drejtuesit e klubit bavarez në ditët e kaluara.