Ky pritet të jetë trajneri i ri i Ballkanit

15 prill 2019 | 14:38

Skuadra e Ballkanit nga Suhareka sot i ka ndarë rrugët me trajnerin Sami Semaxhaj.

Gazeta mëson se trajneri i ri i kësaj skuadre do të jetë Gani Sejdiu. Skuadra që po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit të Kosovës shumë shpejt pritet të bëjë prezantimin e Sejdiut.

Trajneri nga Mitrovica ka drejtuar Trepçën ’89, Trepçën, Besën, Feronikelin dhe Vëllaznimin.

/Epoka e re/  

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje kërkesës së politikës…