Ky pritet të jetë trajneri i ri i Bayernit
15 nëntor 2018
| 18:15
Bayern Munchen nuk po ka rezultate të mira me trajnerin Niko Kovaq. Trajneri kroat po përflitet se do të largohet nga Bayerni.
Kovaqi erdh me shumë bujë dhe mendohej se do ta vazhdonte denjësisht punën e lënë përgjysmë nga Heynckes, por nuk po ia del.
Ndërsa tani, sipas anglezes “The Sun”, Bayerni është më pranë trajnerit francez Zinedine Zidane. Interesim për ish-trajnerin e Realit ka treguar edhe skuadra e Manchester Unitedit.
/Epoka e re/