Ky pritet të jetë trajneri i ri i Unitedit

29 tetor 2021 | 15:49

“Rodgers do të jetë trajner i ri i Manchester United”. ESPN është i bindur se e ardhmja e Ole Gunar Solskjaer te Manchester United nuk është afatgjatë dhe se norvegjezin nuk do ta zë viti 2022 si trajner i skuadrës angleze.

Televizioni i famshëm bën të ditur se Brendan Rodgers do të jetë pasues i Solskjaer. Drejtuesit e Unitedit e kanë preferencë të parë trajnerin e Leicester Cityt dhe se pozita e ofruar nuk do të refuzohet nga ish-trajneri i Liverpoolit.

Solskjaeri mund të shkarkohet në vikend, në rast se Unitedi nuk arrin fitore në udhëtim te Tottenhami.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pep Guardiola bekon menjëherë Xavin në lidhje me zërat që…