Ky pritet të jetë transferi i parë i Newcastelit

27 dhjetor 2021 | 17:40

Newcastle United është në kërkim të përforcimeve për të shpëtuar sezonin, të mbijetojë në Premier Ligë dhe më pas të krijojë një skuadër ambicioze dhe fituese. Për këtë arsye klubi duket se ka ndërmend të kthejë në Angli Georginio Wijnaldum, i cili u transferua verën e kaluar te PSG, por ku nuk ka gjetur shumë hapësira.

Sipas “L’Equipe”, holandezi nuk është në listën e lojtarëve që do të largohen nga klubi francez, por një ofertë e rëndësishme mund të ndryshojë gjithçka. Megjithatë, për momentin flitet për një huazim që nuk do të çonte para në arkat e PSG-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerëson se…