Ky pritet të jetë zëvendësuesi i Mbappes në PSG
27 gusht 2021
| 16:22
PSG-ja po mendon për zëvendësuesin e Kylyan Mbappe. Me shitjen e gjelit, parisienët do të fryjnë xhepat me 180 milionë euro dhe mund të mendojnë lirshëm për një sulmues në treg.
Tre janë opsionet deri më tani Lewandowski, Haaland dhe Richarlison. Duket se PSG e kërkon me patjetër një transferim tjetër për të përmbushur tredhëmbëshin me Messin e Neymarin, teksa Icardin nuk shihet më si alternativë.