Ky profesor iu bashkua Nismës Socialdemokrate
Nismës Socialdemokrate sot i është bashkuar profesori universitar prof. ass. dr. Fatmir Çollakaj.
Mirëseardhje profesorit Çollakaj i kanë uruar lideri i kësaj partie Fatmir Limaj dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi.
“Prof. Çollakaj ka një bagazh të madh akademiko-shkencor në fushën e shkencave juridike. Ai ka punuar dhe mbajtur trajnime për shumë institucione në vend, kryesisht në fushat e sigurisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Prof. Çollakaj, ka falënderuar Nismën Socialdemokrate që i ka hapë derën dhe i dha mundësinë për të qenë aktiv në politikë”, është thënë në njoftimin e Nismës.
Kryetari Limaj dhe kryetari Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, thanë ndër tjerash, se Kosovës më shumë se asnjëherë i duhen këto kuadro, që bashkërisht t’i shtyjnë projektet për Kosovën.
“Nisma Socialdemokrate është kthyer në adresën më të besueshme për qytetarët e vendit, ku çdo ditë aderojnë kuadro të reja”, është theksuar në njoftimin e Nismës Socialdemokrate.
/Epoka e re/