Ky projekt në Gjakovë do të krijojë 130 vende të reja të punës
Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një takim me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, dhe kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, në të cilin takim u shpalos një projekt i rëndësishëm për bujqësinë, i prezantuar nga investitori “Growponics Kosova”, investim mbi 10 milionë euro në serë hidroponike, në 5 hektarë tokë në rajonin e Gjakovës.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se përmes këtoj projekti do të krijohen 130 vende të reja të punës dhe do të rritë kapacitetet eksportuese të Kosovës.
“Klima e përshtatshme, lehtësirat legjislative dhe Ligji për Investime Strategjike, po e bëjnë Kosovën destinacion të kërkuar për investime dhe janë bazë e fuqishme që Viti i Ekonomisë ta bëjë kthesën pozitive në trajektoren e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
https://www.facebook.com/179643115493444/posts/1059803640810716/