Ky qytet në Kinë regjistron reshjet më të mëdha të borës në 116 vjet

11 nëntor 2021 | 10:48

Stuhitë e dendura në disa pjesë të Kinës verilindore kanë sjellë reshje rekord bore, duke ngritur shqetësime për mbajtjen e ngrohtë të shtëpive në një zonë të goditur nga ndërprerjet e energjisë elektrike qysh nga fillimi i këtij viti.

Në kryeqytetin Shenyang, në provincën Liaoning, reshjet mesatare të borës arritën në 51 centimetra.

Këto janë edhe reshjet më të mëdha të borës atje që nga viti 1905, tha agjencia shtetërore Xinhua.

Në Mongolinë fqinje, një person vdiq dhe më shumë se 5600 u prekën pas një stuhie të fortë bore.

Studiuesit meteorologjikë në qytetin mongol të Tongliaos i thanë gazetës shtetërore Global Times se stuhia e borës ishte një ngjarje ekstreme e papritur dhe ekstreme e motit, raporton .

Gjithsej 27 alarme të kuqe u lëshuan në një pjesë të Mongolisë dhe Kinën verilindore – alarmi më i lartë paralajmërues për stuhitë e borës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 03:20, në…