Ky rajon italian paguan 30 mijë euro për t’u zhvendosur në të

25 qershor 2024 | 08:31

Blerja e një shtëpie në Toskana të Italisë është një nga dëshirat e shumë njerëzve, por pronat e paluajtshme në atë rajon janë jashtëzakonisht të shtrenjta.

Megjithatë, nëse nxitoni, kjo ofertë e re mund ta bëjë ëndrrën tuaj më lehtë të realizueshme.

Autoritetet rajonale të Toskanës kanë njoftuar se do të paguajnë deri në 30 mijë euro për çdo person që zhvendoset në qytetet malore me pak popullsi.

Si të paguheni 30 mijë euro për t’u zhvendosur në Toskanë?

Në të gjithë Italinë, qytetet dhe fshatrat po përjetojnë një krizë popullsie.

Ndërsa banorët lëvizin nëpër qytete për mundësi më të mira punësimi, komunitetet e vogla mbeten me një sërë shtëpish të braktisura.

Së fundmi, rajoni ka dalë me një zgjidhje për rritjen e numrit të banorëve, ku përfshihet edhe shitja e pronave për vetëm një euro.

Ndërkohë në Toskanë, autoritetet kanë zgjedhur të paguajnë njerëzit për t’u zhvendosur, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Me skemën e re të quajtur “Rezidenca në male 2024”, aplikantët do të marrin nga 10 mijë deri në 30 mijë euro për të blerë një shtëpi.

Por, shtëpia duhet të jetë në një qytet malor me më pak se pesë mijë banorë, si shumë të tilla që gjenden në Toskanë.

Malet toskane njihen si “territore me bukuri unike dhe me fshatra për t’i zbuluar, të cilët vuajnë nga shpopullimi”.

“Vendimi për të jetuar në njërën nga këto komuna është një sfidë dhe një mundësi, veçanërisht për të rinjtë, dhe një shans për një zgjedhje të re jete”, tha zëvendëspresidentja rajonale e Toskanës, Stefania Saccardi.

Kush ka të drejtë të aplikojë?

Siç raportohet, ka kushte strikte se kush ka të drejtë të aplikojë dhe të përfitojë nga skema.

Bëhet e ditur se aplikantët duhet të jenë shtetas italianë ose edhe qytetarë të një tjetër shteti të BE-së, ose shtetas jo të BE-së, por që kanë leje qëndrimi jo më pak se 10 vjet.

Gjithashtu, ata duhet të jenë të regjistruar si banorë në një qytet italian, por jo komunitet malor.

Aplikimet mund të bëhen në formularin online në faqen e internetit të Rajonit të Toskanës dhe duhet të dorëzohen deri më 27 korrik

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gati 21,000 fëmijë janë të zhdukur në Gaza, ka pohuar…